Negociatori kryesor i Kosovës me BE-në dhe koordinatori kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, i ka raportuar Komisionit për Integrim Evropian se Kosova ka humbur 43,8 milionë euro nga Plani i Rritjes, sepse nuk i ka përfunduar gjashtë nga 13 hapat e reformave deri në afatin e qershorit 2026. Shtatë hapa janë përfunduar. Shumica e reformave të pambaruara kërkonin miratim ligjesh nga Kuvendi, i cili nuk ishte konstituuar në atë periudhë.
Alokimi i përgjithshëm i Kosovës nga Plani i Rritjes është 882,6 milionë euro, ku dy të tretat janë hua të lidhura me 111 hapa reformash që duhen përfunduar deri në fund të gushtit të vitit të ardhshëm. Zulfaj paralajmëroi se deri më 31 dhjetor duhen përfunduar edhe 22 hapa, me vlerë 131,5 milionë euro, dhjetë prej të cilëve kërkojnë miratim në Kuvend.
Aleanca e cilësoi humbjen provë të paaftësisë dhe papërgjegjësisë së qeverisë, duke e lidhur me rritjen e çmimeve dhe mbylljen e bizneseve.
Burimi: Bota Sot



