Politikë

Presidentja Shiroka Pula priti shefin e Misionit të OSBE-së, ambasadorin Gerard McGurk

Presidentja Justina Shiroka Pula ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk. Ai e uroi për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses në ushtrimin e mandatit.

Shiroka Pula vlerësoi bashkëpunimin mes institucioneve të Kosovës dhe Misionit të OSBE-së dhe theksoi nevojën për mbështetje të vazhdueshme nga organizata në forcimin e institucioneve demokratike, shtetit të së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave e lirive themelore të njeriut. Ajo tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara të punojnë me Misionin për avancimin e demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit të vendit.

Burimi: Bota Sot