Lajme

Sekuestrohen katër armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës sekuestroi katër armë zjarri gjatë një kontrolli rutinor në fshatin Gazivodë të Zubin Potokut. Ngjarja ndodhi më 1 nëntor, rreth orës 16:15.

Zyrtarët e Stacionit Policor në Zubin Potok ndaluan një automjet me targa vendore. Në veturë ishin drejtuesi, me inicialet A.B., dhe një pasagjer, me inicialet I.M. Gjatë kontrollit u gjetën një armë e llojit AK-47 dhe tri armë të llojit M-48. Të dy personat u arrestuan dhe u intervistuan. Sipas disa raportimeve, ata më pas u liruan në procedurë të rregullt.