Lajme

Arrestohet një shtetas gjerman në Gjilan, sekuestrohen 43 armë automatike

Policia e Kosovës ka arrestuar në Gjilan një shtetas gjerman, në automjetin e të cilit, një pikap, u gjetën 43 armë të gjata automatike. Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka publikuar fotografi nga aksioni.

Prokuroria Speciale dhe Policia vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit, përfshirë origjinën dhe destinacionin e armëve.

Burimi: Telegrafi