Zjarret e mëdha kanë kapluar Shëngjinin, duke dëmtuar pyjet dhe duke rrezikuar vendbanimet afër.
Kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka thënë që situata ende po vazhdon dhe po mban shpresë për shuarjen e zjarrit.
“Në Shëngjin po përballemi me një situatë të pashembullt zjarri! E ndihmuar nga era e fortë, ka rrezikuar seriozisht banesat dhe hoteleritë në zonën e Ranës së Hedhun!”, ka shkruar Ndreu në Facebook.
“Nje super organizim me në krye Drejtorin e Shërbimit Zjarrfikës Shqiptar, Arben Cara, Prefektin e Qarkut, forcat e shërbimeve zjarrfikëse dhe shërbimeve të tjera të Bashkisë Lezhë, forcat zjarrfikëse pothuaj nga e gjithë Shqipëria!”
“Situata vazhdon! Me shpresën se me ndërhyrjen e helikopterit dhe zjarrfikësve do vihet në kontroll! Gjithsesi, dëmi është i madh në pyje!”