Një zjarr ka shpërthyer në orët e vona të natës pranë aeroportit “Adem Jashari”, duke shkaktuar shqetësim të madh në zonë. Sipas dëshmive të dërguara nga lexuesit e klankosova.tv, flakët kanë përfshirë pistën ku zhvillohen garat me makina për argëtim, të njohura si “Go Carting”.
Ende nuk dihet shkaku i saktë i shpërthimit të zjarrit, dhe autoritetet janë duke hetuar incidentin. Pamjet e marra nga vendi i ngjarjes tregojnë flakë të mëdha dhe tym të dendur që mbulojnë zonën.