Pas presionit të Gjermanisë për CEFTA’n, Ministria e Punëve të Brendshme mori vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj mallrave që hyjnë nga Serbia në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare në Merdar. Kontrolli i shtuar u tha se do të vazhdojë derisa Kosova të pajiset me skanerë. Nga Dogana e Kosovës kanë thënë se tenderi për furnizimin me skaner mobil X-Ray është i hapur dhe se tash ka kaluar në fazën e vlerësimit. Ndërsa, rreth dy javë më parë nga Ambasada gjermane në një përgjigje për Gazetën Express kanë thënë se janë në kontakt me autoritetet në Kosovë për skanerë. Kurti në qershor të këtij viti, gjatë një vizite në Hamburg pati folur me Sarrazin për sigurimin e skanerëve, në mënyrë që të kontrollohen detajisht mallrat që hyjnë në territorin e Kosovës.