VV propozon Albulena Haxhiun për nënkryetare të Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar deputeten Albulena Haxhiu për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i ri i Kuvendit, Dimal Basha, ka theksuar se ekziston konsensus që votimi për nënkryetarët të bëhet në pako, duke përfshirë kandidatët e të gjitha grupeve parlamentare.