Policia ka arrestuar dje dy të dyshuar lidhur me vrasjen e Ismet Ibishit pasditen e së mërkurës. Të dyshuarit janë Hiseni Ibishi dhe Bujar Ibishi. Gazeta Insajderi ka mësuar nga burimet, brenda familjes Ibishi se të dyshuarit dhe viktima nuk kishin kontakt që disa vite.
Sipas këtij burimi, konflikti nuk ka të bëj me pronë siç u raportua.
Insajderi ka siguruar edhe foton e dy të dyshuarve babë dhe bir.