Vrasja në Ferizaj: Viktima u qëllua me katër plumba nga djali i axhës

Tronditet Ferizaj: Djali i axhës vret kushëririn me katër plumba në fshatin Balaj

Një vrasje e rëndë ka ndodhur të hënën mbrëma në fshatin Balaj të Ferizajt, ku një 38-vjeçar ka mbetur i vrarë pasi u qëllua me armë zjarri nga djali i axhës së tij.

Sipas Klan Kosovës, viktima është qëlluar me katër plumba në stomak, ndërsa i dyshuari, rreth 50-vjeçar, dyshohet se kishte shtënë pesë herë drejt tij. Mësohet se mes palëve ka pasur mosmarrëveshje të hershme.

“38-vjeçari B.R nuk i mbijetoi plagëve që mori nga katër plumbat në stomak. I ndjeri ka lënë pas katër fëmijë të vegjël, ndërsa gjendja e familjarëve është e rëndë”, raportoi gazetarja e Klan Kosovës nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin përmes zëdhënësit rajonal në Ferizaj, Kanun Veseli:
“Me datën 15.09.2025 rreth orës 19:42 kemi pranuar një informatë se në fshatin Balaj të Ferizajt ka ndodhur një vrasje. Viktimë është një person mashkull, i moshës rreth 40 vjeç. Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit”.