Seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt: Prokurorja thekson aktakuzë të qëndrueshme dhe prova të mjaftueshme
Sot u mbajt seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq, gjatë seancës deklaroi se prokuroria ka paraqitur aktakuzë mbi baza të qëndrueshme dhe me prova të mjaftueshme.
“Pas analizimit dhe krahasimit të provave të mbledhura, prokuroria konsideron se ekziston dyshim i bazuar se të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla kanë kryer veprat penale për të cilat po ndiqen. Ky dyshim mbështetet në prova materiale dhe në deklaratat e vetë të akuzuarve gjatë fazës hetimore, përfshirë edhe ato para policisë,” tha Perlinçeviq.
Më 15 janar, Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt në lidhje me këtë rast.
