Ushtarët amerikanë të Komandës Rajonale-Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë përfunduar një trajnim të specializuar kundër dronëve, me qëllim rritjen e aftësisë për të zbuluar, ndjekur dhe neutralizuar kërcënimet ajrore nga dronët—një aftësi gjithnjë e më e rëndësishme në mjedisin aktual të sigurisë.
Trajnimi u përqendrua në përdorimin e sistemeve që mund të ndërpresin frekuencat e kontrollit të dronit dhe të ndërhyjnë në sinjalet GPS/GNSS, duke detyruar pajisjet e pakoordinuara të kthehen te operatori ose të qëndrojnë pezull, të ulen, ose të fikën. KFOR tashmë i ka përdorur këto aftësi në situata operative, duke forcuar reagimin ndaj kërcënimeve ajrore në zhvillim.
Sipas zyrtarëve të misionit, ushtrimet jo vetëm që rritën aftësinë teknike, por vunë theksin edhe te bashkëpunimi dhe koordinimi—elementë të domosdoshëm për t’iu përshtatur sfidave të reja të sigurisë.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke punuar në mënyrë të paanshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në mbarë Kosovën. Misioni bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, secili në rolin e vet si përgjegjës për sigurinë.