Kandidati republikan për president Donald Trump ka sulmuar ashpër nënpresidenten Kamala Harris, duke thënë se çdo gjë që ajo prek kthehet në një “katastrofë totale.”
Trump bëri këto komente gjatë një tubimi në Charlotte, Karolina e Veriut, ku po mbante një ngjarje të fundit para zgjedhjeve.
“Këtë nëntor, populli amerikan do t’i thotë asaj – jo faleminderit Kamala, ju keni bërë një punë të tmerrshme, keni qenë të tmerrshëm në gjithçka që keni bërë,” deklaroi Trump.
“Kamala, je e pushuar nga puna, largohu nga këtu,” shtoi ai.