By using this site, you agree to the Privacy Policy .
Accept
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Jeni duke lexuar: Trump kërkon marrëveshje para Krishtlindjeve – Zelensky në dilemë historike
Shpërndaje
Hyr
Notification Shfaq më shumë
Aa
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Have an existing account? Hyr
Na ndiqni
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Ballina » Trump kërkon marrëveshje para Krishtlindjeve – Zelensky në dilemë historike
Lajme

Trump kërkon marrëveshje para Krishtlindjeve – Zelensky në dilemë historike

E përditësuar: 09.12.2025
Shpërndaje
13 Min Lexim
Shpërndaje

Rusia pretendon se po avancon në të gjitha frontet
Putin deklaron se do të marrë me forcë gjithë Donbasin nëse Ukraina nuk tërhiqet
Zelensky në Londër me liderët evropianë ka diskutuar për planin amerikan të paqes
Trump akuzon Zelenskyn se nuk e ka lexuar propozimin
Ukraina i paraqet SHBA-së planin e rishikuar të Trump për paqe
BE afër një zgjidhjeje për financimin e Ukrainës

Contents
Solidariteti i grupit G7SHBA: Zelensky ka disa ditë për t’u përgjigjurUkraina i paraqet SHBA-së planin e rishikuar të Trump për paqeMosmarrëveshja mbi territorin ukrainasPrioritetet e Zelenskyt për UkrainënDronët rusë sulmojnë qytetin verior ukrainas Sumi

Bashkimi Evropian është shumë afër një zgjidhjeje për financimin e Ukrainës në vitin 2026 dhe 2027, e cila do të kishte mbështetjen të paktën të shumicës së kualifikuar të vendeve të BE-së, tha të martën presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Liderët e BE-së në fund të tetorit kanë premtuar të financojnë Kievin për dy vitet e ardhshme, ndërsa Ukraina lufton kundër pushtimit rus dhe ndërkohë që kontributet financiare amerikane po shterojnë. Liderët do të vendosin në samitin e 18 dhjetorit në Bruksel se si do ta realizojnë këtë premtim, ndërsa Costa u tha gazetarëve në Dublin se, nëse është e nevojshme, do të vazhdojnë bisedimet për ditë derisa të arrihet një marrëveshje.

Duke qenë se shumica e qeverive të BE-së po përballen me borxhe të mëdha publike, mënyra e preferuar për financimin e mbrojtjes së Ukrainës është vënia në përdorim e rreth 210 miliardë eurove nga pasuritë shtetërore ruse që janë ngrirë pasi Moska sulmoi Ukrainën në vitin 2022. Projekti nuk është i thjeshtë, sepse Belgjika, ku ndodhet pjesa më e madhe e pasurive të ngrira, kërkon garanci nga vendet e tjera se do të ndajnë të gjitha pasojat financiare nëse Rusia padit me sukses Belgjikën për këtë skemë.

Bisedimet për dhënien e garancive ndaj Belgjikës janë në zhvillim e sipër dhe do të kulmojnë në samitin e Këshillit Evropian.

  • Tani po punojmë në përshtatjen e imtësishme të një zgjidhjeje ligjore dhe teknike, e cila mund të marrë miratimin e të paktën shumicës së kualifikuar të vendeve anëtare. Mendoj se jemi shumë pranë arritjes së një zgjidhjeje – tha Costa.

Solidariteti i grupit G7

Financimi i Ukrainës dhe lufta e saj janë kyçe për BE-në, sepse blloku e sheh pushtimin rus të Ukrainës si kërcënim ndaj sigurisë së tij. Shumica e vendeve të BE-së besojnë se Moska nuk do të sulmojë asnjë vend të BE-së përderisa është e angazhuar ushtarakisht në Ukrainë, gjë që i jep Evropës kohë për t’u përgatitur për mbrojtje.

Komisioni dëshiron t’i japë Ukrainës një hua për reparime deri në 165 miliardë euro, duke kërkuar nga të gjitha institucionet në vendet anëtare që mbajnë para të gatshme ruse t’i këmbejnë ato për obligacione të BE-së me certifikatë të lëshuar nga Komisioni. Paratë do t’i dërgoheshin Ukrainës me këste gjatë dy viteve të ardhshme.

Në mënyrë që të ndahet rreziku nga hakmarrja ruse, Belgjika dëshiron që vendet e tjera të grupit G7 që mbajnë pasuri sovrane ruse, si Britania e Madhe, Kanadaja apo Japonia, të përsërisin skemën e BE-së.

Kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi në fund të nëntorit se Londra është e gatshme të bashkëpunojë me BE-në në ofrimin e mbështetjes financiare për Ukrainën bazuar në vlerën e pasurisë së ngrirë. Gazeta The Guardian raportoi të hënën se Londra është e gatshme të vendosë në dispozicion tetë miliardë paund të pasurisë së ngrirë në Britani për të mbështetur Ukrainën.

Kanadaja në tetor deklaroi se do ta shqyrtojë një mundësi të tillë, ndërsa Japonia ende nuk ka vendosur se si konkretisht do ta ofrojë mbështetjen financiare për Ukrainën, megjithëse nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të pasurisë së ngrirë ruse në juridiksionin e saj.

SHBA: Zelensky ka disa ditë për t’u përgjigjur

Emisarët e Donald Trump-it i kanë dhënë Volodymyr Zelensky-t disa ditë për t’iu përgjigjur propozimit të një marrëveshjeje paqeje që do t’i kërkonte Ukrainës të pranonte humbje territoriale në këmbim të garancive të pacaktuara të sigurisë nga SHBA-ja, sipas burimeve të njohura me bisedimet, shkruan Financial Times.

Presidenti ukrainas u ka thënë kolegëve të tij evropianë se gjatë një video-telefonate dyfishe, dy orëshe, të shtunën, ai është vënë nën presion nga i dërguari i posaçëm i Trump-it, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner, që të marrë vendim sa më shpejt. Sipas një personi të njohur me afatet e propozuara për Kiev-in, Trump thuhet se dëshiron që marrëveshja të arrihet “para Krishtlindjeve”.

Zelensky, sipas zyrtarëve, u ka thënë të dërguarve amerikanë se i duhet kohë për t’u konsultuar me aleatët e tjerë evropianë para se të reagojë ndaj propozimit të Uashingtonit, pasi Kievi frikësohet se një marrëveshje pa mbështetjen e Evropës mund të dëmtojë unitetin e botës perëndimore.

Një nga zyrtarët perëndimorë e ka përshkruar palën ukrainase si të “bllokuar mes kërkesave për territor që nuk mund t’i pranojë dhe një pale amerikane që nuk mund ta refuzojë.” “Sinqerisht, amerikanët sot po kërkojnë kompromis”, u tha Zelensky gazetarëve gjatë një informimi në WhatsApp të hënën në mbrëmje.


Ukraina i paraqet SHBA-së planin e rishikuar të Trump për paqe

Ukraina do të ndajë të martën me SHBA-në një plan të rishikuar paqeje që synon t’i japë fund luftës me Rusinë, pas diskutimeve në Londër mes presidentit Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësve të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.

Ndërsa lufta po i afrohet përvjetorit të katërt, Kievi – i cili ndodhet nën presionin e Shtëpisë së Bardhë për të pranuar shpejt një marrëveshje paqeje – dëshiron të balancojë draftin e mbështetur nga SHBA-të, i cili përgjithësisht konsiderohet i favorshëm për Moskën.

Qëllimi i takimit të organizuar me nxitim të kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentit francez Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Friedrich Merz dhe Zelenskyt të hënën ishte forcimi i pozitës së Ukrainës.

Zelensky u tha gazetarëve pas takimit se plani i rishikuar përmban 20 pika, por se ende nuk ka marrëveshje për çështjen e dorëzimit të territorit, për të cilën insiston Moska.

Mosmarrëveshja mbi territorin ukrainas

“Qëndrimi i amerikanëve është, në parim, gjetja e kompromisit”, tha ai. “Sigurisht, ka çështje të ndërlikuara që lidhen me territorin, dhe kompromisi për këtë çështje ende nuk është gjetur.”

Ai përsëriti qëndrimin e tij të njohur se Ukraina nuk mund të heqë dorë nga asnjë pjesë e territorit të saj.

Më vonë Zelensky fluturoi drejt Brukselit, ku presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa në postimet e tyre në rrjetet sociale deklaruan se marrëveshja e paqes duhet të respektojë sovranitetin e Ukrainës dhe të garantojë sigurinë e saj afatgjatë.

Presidenti ukrainas në Telegram e përshkroi takimin me dy udhëheqësit e institucioneve të BE-së, si edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, si “të mirë dhe produktiv. Po veprojmë të koordinuar dhe konstruktivisht.”

Më herët, një burim nga qeveria britanike tha se takimi i së hënës do të merrej me përdorimin e pasurisë ruse të ngrirë në Perëndim.

Udhëheqësit e Estonisë, Finlandës, Irlandës, Letonisë, Lituanisë, Polonisë dhe Suedisë i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian të reagojë shpejt për ngërçin në negociatat mbi përdorimin e kësaj pasurie për të siguruar fonde për Ukrainën.

Starmer, Macron, Merz dhe Zelensky gjithashtu duan të sigurojnë garanci të sigurisë nga SHBA për të penguar sulme të tjera të Rusisë, e cila nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Publikimi i planit amerikan për armëpushim muajin e kaluar ndihmoi në rritjen e vëmendjes së liderëve evropianë, të cilët shqetësohen se Kievi mund të detyrohet të pranojë shumë nga kërkesat ruse, për të cilat disa thonë se mund të destabilizojnë kontinentin.

Megjithatë, edhe pse zyrtarët amerikanë thanë se janë në fazën përfundimtare të arritjes së marrëveshjes, nuk ka shenja të qarta se Ukraina dhe Rusia janë të gatshme të nënshkruajnë marrëveshjen kornizë të hartuar nga negociatorët e Trump-it.

“Ne jemi në krah të Ukrainës dhe, nëse ka armëpushim, ai duhet të jetë i drejtë dhe afatgjatë,” tha Starmer, duke i pritur liderët në rezidencën e tij në Downing Street.

Edhe Macron dhe Merz shprehën vendosmërinë për të vazhduar me një plan të fortë, në një moment që kancelari gjerman e përshkroi si “vendimtar… për të gjithë ne.”

Zelensky theksoi ekuilibrin e brishtë që duhet të arrijnë fuqitë evropiane ndërsa përpiqen të negociojnë kushte më të mira për planin e propozuar amerikan.

“Ka disa gjëra që nuk mund t’i menaxhojmë pa amerikanët, disa gjëra që nuk mund t’i menaxhojmë pa Evropën; prandaj duhet të marrim disa vendime të rëndësishme.”

Prioritetet e Zelenskyt për Ukrainën

Në një videomesazh të dielën vonë, Zelensky u tha ukrainasve se po fillon “një javë e re diplomatike”.

“Së pari, çështjet e sigurisë, mbështetja për qëndrueshmërinë tonë dhe paketat e mbështetjes për mbrojtjen tonë. Së pari, mbrojtja ajrore dhe financimi afatgjatë i Ukrainës. Sigurisht, në negociata do të flasim për vizionin e përbashkët dhe qëndrimet e përbashkëta,” tha ai.

Ukraina po kalon një nga periudhat më të vështira të luftës. Trupat ruse po avancojnë në lindje, ndërsa qytetet dhe vendbanimet ukrainase po vuajnë nga ndërprerjet e energjisë për shkak të sulmeve të intensifikuara ruse ndaj rrjetit energjetik dhe infrastrukturës tjetër kritike.

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, dhe këshilltari i presidentit, njëkohësisht dhëndri i tij, Jared Kushner, sollën javën e kaluar në Moskë planin e rishikuar dhe më pas zhvilluan disa ditë bisedimesh me zyrtarët ukrainas në Miami, të cilat përfunduan të shtunën pa përparim.

Zelensky i cilësoi bisedimet konstruktive, por jo të lehta.

Trump të dielën tha se ishte “i zhgënjyer” me Zelenskyn, duke e akuzuar se nuk i ka lexuar propozimet e fundit të mbështetura nga SHBA.

Dronët rusë sulmojnë qytetin verior ukrainas Sumi

Dronët rusë kanë sulmuar qytetin verior ukrainas Sumi të hënën vonë, në sulmin e dytë të madh në qytet brenda 24 orëve, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë, tha guvernatori rajonal.

“Brenda gjysmë ore, rusët kryen më shumë se 10 sulme me dron ndaj qytetit,” shkroi guvernatori Oleh Hryhorov në Telegram.

“Në Sumi nuk ka energji elektrike. Pjesë e infrastrukturës kritike po funksionon me burime rezervë,” tha Hryhorov.

Ai theksoi se zyrtarët po verifikojnë nëse ka viktima dhe se energjia elektrike do të rikthehet sapo të jetë e sigurt.

Sumi, një qytet me rreth 250.000 banorë para shpërthimit të luftës në shkurt 2022, ka qenë shpesh shënjestër e sulmeve ruse.

Më herët të hënën, shtoi Hryhorov, dronët rusë goditën një ndërtesë banimi në qytet, duke plagosur shtatë persona.

Sulmet ruse ndaj Ukrainës prej muajsh janë të përqendruara në objektivat energjetike.

NA 09/12/2025 09/12/2025
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link

Na ndiq

235.3k Followers Like
64.1k Subscribers Subscribe
Ad imageAd image

Lajmet e fundit

Komandanti i KFOR-it e pret në takim gjeneralin Jashari, flasin për sigurinë dhe rëndësinë e koordinimit të ngushtë
Lajme 12/12/2025
Ushtarët e KFOR-it Forcojnë Aftësitë Kundër Dronëve në Trajnim të Specializuar
Lajme 12/12/2025
Europa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë, paralajmëron shefi i NATO-s
Lajme 12/12/2025
Në Gostivar gjendet i varrosur trupi i një gruaje që ishte raportuar si e zhdukur
Lajme 12/12/2025

Ky portal mirëmbahet nga Odeon Show. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Kategoritë

  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
About Us Privacy Policy Terms & Conditions Contact Us
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Na ndiqni
© 2023 Odeon Show - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?