Transporti publik falas në Prishtinë – Uran Ismaili zbulon planin

Uran Ismaili premton transport publik falas për gjithë qytetarët e Prishtinës

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është zotuar se gjatë mandatit të tij do të mundësojë transport publik falas për të gjithë banorët e kryeqytetit.

“Kemi me e mundësu transportin publik falas për gjithë banorët e Prishtinës deri në fund të mandatit,” deklaroi ai në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Ky zotim është pjesë e planit të tij me 5 zgjidhje për Prishtinën, ku përfshihet edhe zhbllokimi i trafikut – një nga problemet më të mëdha të qytetit.

Sipas Ismailit, që nga viti 2016 nuk është blerë asnjë autobus i ri në Prishtinë, ndërsa shumë lagje vazhdojnë të mbesin të pa mbuluara nga linjat urbane.

Paketa e tij për transportin publik përfshin:

  • 100 autobusë të rinj për të mbuluar të gjitha lagjet,

  • Korsi të dedikuara që do të mundësojnë qarkullim çdo 7 minuta,

  • Rinovim të stacioneve me ulëse, ndriçim dhe tabela dixhitale informuese.

Ismaili tha se këto masa do ta kthejnë transportin publik në një shërbim funksional e të besueshëm për të gjithë qytetarët e kryeqytetit.

Videoja e plotë: