Transformimi i shëndetësisë, prioriteti i radhës i Bedri Hamzës
Shpërndaje
1 Min Lexim
Shpërndaje
Bedri Hamza premton se do ta transformojë shëndetësinë
Bedri Hamza premton transformimin e shëndetësisë
Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga PDK dhe kryetari i Mitrovicës, deklaroi se shëndetësia ka qenë një prioritet gjatë udhëheqjes së tij lokale dhe do të mbetet prioritet nëse arrin në pushtet në nivel vendi. Ai theksoi rritjen prej 180% të buxhetit për furnizim me barna dhe material shëndetësor nga viti 2021 deri në fund të vitit 2023. Hamza përmendi punësimin e 20 mjekëve dhe stafit mbështetës, duke arritur një total prej 89.
Hamza u zotua se të gjithë mjekët e diplomuar do të punësohen për të shërbyer qytetarët e Mitrovicës. Ai theksoi se investimet kapitale në shëndetësi të realizuara në Mitrovicë do të zbatohen edhe në nivel vendi. Hamza premtoi transformimin e shëndetësisë primare në të gjitha fshatrat dhe qytetet, duke siguruar shërbime cilësore dhe pa burokraci për të gjithë qytetarët.
“Shëndetësinë primare e kemi transformuar tërësisht në fshatrat dhe qytetin e Mitrovicës. Këtë do ta bëjmë edhe në nivel vendi, që të gjithë qytetarët tanë, fëmijët, nënat e baballarët, t’i marrin shërbimet në kohën e duhur, pa burokraci, me cilësi të lartë e kujdes të shtuar”, tha Hamza.