Thaçi! Thaçi!” – Protestuesit në Hagë mbyllin tubimin, policia me kordon para Gjykatës Speciale

Mbyllet protesta në Hagë, brohoritje për Thaçin pranë Speciales

Ka përfunduar protesta në Hagë, ku mijëra qytetarë u mblodhën në një park afër Gjykatës Speciale për të shprehur mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Pas tubimit, protestuesit nisën të shpërndaheshin gradualisht.

Sipas T7, disa prej tyre janë afruar pranë objektit të Speciales duke brohoritur emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili bashkë me ish-drejtues të tjerë të UÇK-së po mbahet në paraburgim nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se një numër policësh u rreshtuan para ndërtesës së Speciales, duke formuar kordon sigurie.

Në mbyllje të protestës, organizatorët u kërkuan pjesëmarrësve të shpërndahen të qetë, “pa shkaktuar asnjë incident, në mënyrë që të mos kemi asnjë problem me autoritetet shtetërore”, raporton Gazeta Express.