Tentimi i 17-të për konstituimin e Kuvendit dështon sërish – seanca shtyhet për pas dy ditësh

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar edhe në përpjekjen e 17-të.

As kësaj radhe nuk u arrit që ky proces të përmbyllet me sukses.

Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje përmes kryesuesit Avni Dehari që votimi të zhvillohet në mënyrë të fshehtë, nuk mori mbështetjen e nevojshme në seancë.

Pro për këtë propozim votuan 53 deputetë, një ishte kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.