Tensione dhe tymuese gjatë protestës së veteranëve kundër Trendafilovës – përdoren edhe fjalë fyese

Sot veteranët e luftës organizuan një protestë kundër kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.

Protesta u shoqërua me momente tensioni, ku u hodhën edhe tymuese. Në disa pamje të publikuara, dëgjohen fishkëllima dhe fjalë fyese të drejtuara ndaj Trendafilovës.

Për shkak të kësaj situate dhe kundërshtimeve nga protestuesit, konferenca e paralajmëruar nga Trendafilova është anuluar.