Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka përditësuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i deritashëm i votave që prej të mërkurës, ndërkohë që në qendrat komunale po numërohen votat e kandidatëve për deputetë.
Në web-faqen e KQZ-së vijojnë të qëndrojnë rezultatet e pandryshuara që prej të mërkurës në 22:12, kur ishte bërë përditësimi i fundit. Shtatë vendvotime, sipas të dhënave elektronike, nuk janë procesuar prej atëherë.
Lëvizja Vetëvendosje deri tani ka 341,672 vota apo 40.84%. Partia Demokratike e Kosovës ka 184,499 vota apo 22.05%, Lidhja Demokratike e Kosovës 147,827 vota apo 17.67% dhe koalicioni AAK, Nisma dhe të tjerët 62,309 vota apo 7.45 %