By using this site, you agree to the Privacy Policy .
Accept
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Jeni duke lexuar: Sot hidhet shorti historik me 48 skuadra – ja vazot dhe rregullat e reja në kupen e Botës 2026
Shpërndaje
Hyr
Notification Shfaq më shumë
Aa
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Have an existing account? Hyr
Na ndiqni
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Ballina » Sot hidhet shorti historik me 48 skuadra – ja vazot dhe rregullat e reja në kupen e Botës 2026
Sport

Sot hidhet shorti historik me 48 skuadra – ja vazot dhe rregullat e reja në kupen e Botës 2026

E përditësuar: 05.12.2025
Shpërndaje
3 Min Lexim
Shpërndaje

Shorti i Kupës së Botës 2026 do të hidhet të sonte në mbrëmje, ku 48 kombëtaret pjesëmarrëse – përfshirë 6 që do të përcaktohen në mars – do të zbulojnë grupet e tyre për turneun historik që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Contents
Vazot e shortit – të konfirmuaraRregulli i ri: Gjigantët nuk ndeshen deri në gjysmëfinaleRregullat e grupeveFormat i ri i turneutDebutuesit

Shorti nis në orën 17:00 dhe do të transmetohet live në FIFA.com, kanalin zyrtar në YouTube.

Vazot e shortit – të konfirmuara

Vazo 1: Kanada, Meksikë, SHBA, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani
Vazo 2: Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Japoni, Senegal, Iran, Kore e Jugut, Ekuador, Austri, Australi
Vazo 3: Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Fildishtë, Uzbekistan, Katar, Arabia Saudite, Afrika e Jugut
Vazo 4: Jordania, Kepi i Gjelbër, Gana, Curacao, Haiti, Zelanda e Re, 4 fituesit e play-off-eve europiane dhe 2 fituesit e play-off-eve ndërkontinentale

42 nga 48 skuadra janë tashmë të kualifikuara. Italia – kampione bote katër herë – duhet të kalojë Irlandën e Veriut dhe më pas Uellsin ose Bosnjën për të siguruar pjesëmarrjen.

Rregulli i ri: Gjigantët nuk ndeshen deri në gjysmëfinale

Për herë të parë, FIFA ka vendosur një rregull të ri që ndan katër ekipet më të forta (Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli) në rrugë të ndryshme të shortit, duke garantuar që ato nuk përballen deri në gjysmëfinale – nëse të gjitha e mbyllin grupin në vendin e parë.

Rregullat e grupeve

  • 12 grupe, secili me nga një skuadër nga çdo vazo
  • Nuk lejohen më shumë se një ekip nga i njëjti konfederatë (përveç UEFA-s që mund të ketë 2)
  • Nga vendet pritëse: Meksika është vendosur në Grupin A, Kanadaja në B dhe SHBA në D.

Format i ri i turneut

Për shkak të zgjerimit në 48 ekipe, 8 nga 12 vendet e treta më të mira kalojnë në fazën me 32 skuadra, gjë që ka ngritur shqetësime për mundësinë e ndeshjeve jo konkurruese.

Debutuesit

Plot katër shtete do të luajnë në Botërorin e tyre të parë: Curacao, Jordania, Kepi i Gjelbër dhe Uzbekistani.
Curacao shënon rekord si kombi më i vogël ndonjëherë që kualifikohet, me vetëm 155 mijë banorë.

Shorti pritet të ketë edhe surpriza jashtë fushës: ndër të ftuarit do të jetë edhe Donald Trump, si dhe një program i gjerë argëtimi

NA 05/12/2025 05/12/2025
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link

Na ndiq

235.3k Followers Like
64.1k Subscribers Subscribe
Ad imageAd image

Lajmet e fundit

Barcelona mposht Osasunën 2-0, Raphinha vendimtar
Sport 13/12/2025
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, certifikohet lista e kandidatëve të Listës Serbe
Lajme 13/12/2025
Raphina, Barcelona 1 – 0 Osasuna
Sport 13/12/2025
Muriqi i madh! Shënon përsëri, Mallorca fiton 3-1 sot në La Liga
Sport 13/12/2025

Ky portal mirëmbahet nga Odeon Show. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Kategoritë

  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
About Us Privacy Policy Terms & Conditions Contact Us
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Na ndiqni
© 2023 Odeon Show - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?