Skuadrat me më së shumti humbje në Superligë

Sezoni i rregullt i Superligës së futbollit u mbyll në fundjavën që shkoi dhe tash është momenti ideal për t’i bërë llogaritë.

“Gazeta Express” do t’ju sjellë statistika të ndryshme dhe detaje nga 36 xhirot e sezonit 2023/24.

E vazhdojmë me humbjet, të cilat në njëfarë mënyre i përcaktojnë edhe skuadrat që bien nga liga, që në këtë rast ishin Fushë Kosova dhe Liria.

Prizrenasit e mbyllën sezonin me plot 26 humbje, kurse “Pampurat” i kishin 24 humbje.

Shumë disfata patën edhe Gjilani, i cili shpëtoi pa përfunduar në barazh në xhiron e fundit falë fitores ndaj Dukagjinit, dhe Malisheva, e cila përfundoi në Ligën e Konferencës, me nga 13 sosh.

/Gazeta Express/