Ish-konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, është aktive në mediat sociale, ku së fundmi ka komentuar prishjen e miqësisë me Albën dhe “zëvendësimin” e saj me Ilirianën, gjithashtu nga BBVK.
Vesa ka ofruar një arsye për distancimin nga Alba, duke theksuar mungesën e respektit si shkakun kryesor. Komenti i një ndjekësi anonim, “Ti je kon me Albën shoqe ma e mirë, qa u bo tash me Ilirianën”, ka nxitur reagime dhe diskutime rreth kësaj situate.