KF Shkëndija ka marrë kontroll të plotë të ndeshjes së League Stage në Conference League, duke shënuar dy gola në pjesën e parë.
Fillimisht, në minutën e 36’, Liridon Latifi zhbllokoi rezultatin pas një asistimi të saktë nga Besart Ibraimi, duke e çuar Shkëndijën në epërsi 1–0.
Më pas, në 45+1’, Sebastjan Spahiu dyfishoi avantazhin me një finalizim të saktë, duke e dërguar rezultatin në 2–0 dhe duke e mbyllur pjesën e parë në mënyrën më të mirë të mundshme për skuadrën tetovare.
Shkëndija vazhdon të dominojë, ndërsa Slovan Bratislava kërkon ende mënyrën për të reaguar.