Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka vizituar Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, në sallën “1 Tetori”, për të vëzhguar nga afër procesin e numërimit të votave.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Orav përmes një postimi në “X”, ku ka ndarë edhe fotografi nga vizita.
“Sot kam vizituar Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, ku po vazhdon procesi i numërimit,” ka shkruar ai.