Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me deklaratat e Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, mbi luftën në Ukrainë, integritetin territorial ukrainas dhe politikën amerikane për praninë ushtarake në shtete të ndryshme.
Serwer thekson se është jashtëzakonisht e rëndësishme të theksohet se ndarja e Ukrainës, siç propozon Hegseth, mund të ketë pasoja dramatike për Ballkanin.
Sipas profesorit amerikan Daniel Serwer, Serbia mund të përpiqet të marrë territore si nga Bosnja e Hercegovina ashtu edhe nga Kosova.
“Trupat amerikane dhe evropiane do të jenë në rrezik,” ka shkruar ai, raporton Express.
Serwer paralajmëron se, përveç pasojave në Ballkan, një qasje e butë ndaj Rusisë për Ukrainën mund të shërbejë si sinjal për Pekinin se Uashingtoni nuk do të mbrojë Tajvanin.
“Një pjesë e këtij dëmi mund të jetë bërë tashmë me fjalimin e Hegseth,” ka theksuar ai.