By using this site, you agree to the Privacy Policy .
Accept
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Jeni duke lexuar: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës – Thotë ministri i punëve te brendshme Xhelal Sveçla.
Shpërndaje
Hyr
Notification Shfaq më shumë
Aa
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Have an existing account? Hyr
Na ndiqni
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Ballina » Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës – Thotë ministri i punëve te brendshme Xhelal Sveçla.
Lajme

Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës – Thotë ministri i punëve te brendshme Xhelal Sveçla.

E përditësuar: 24.04.2024
Shpërndaje
2 Min Lexim
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim delegacionin nga Republika e Çekisë, nënkryetarin e senatit të parlamentit, Tomas Czernin, si dhe kryetarin e komisionit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje, Pavel Fischer.

Ministri Sveçla ka falënderuar Çekinë për ndihmën e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se në takim kanë biseduar për situatën aktuale të sigurisë dhe sfidat e vazhdueshme të shkaktuara nga Serbia.

Kisha kënaqësinë të mirëpres sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme delegacionin nga Republika e Çekisë, i prirë nga z. Tomáš Czernin, Nënkryetar i Senatit të Parlamentit dhe z. Pavel Fischer, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje.

Në fjalën time falënderova Republikën e Çekisë për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës. Prezantova angazhimet tre vjeçare të Qeverisë sonë veçanërisht në fushën e sigurisë publike, luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, kontrabandës, trafiqeve të ndryshme dhe terrorizmit. Diskutuam për situatën aktuale të sigurisë dhe për sfidat e vazhdueshme të shkaktuara nga Serbia e cila vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj vendit tonë. E falënderova delegacionin çek për reagimin publik në dënimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij sulmi.

Z. Fischer në emër të delegacionit të Republikës së Çekisë falënderoi për mikpritjen dhe përgëzoi për angazhimin e vazhdueshëm që pavarësisht sfidave të njëpasnjëshme kemi arritur të kemi suksese në prioritetet tona.

Të dyja palët shprehëm gatishmërinë e plotë për thellim të bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

OdeonPress 24/04/2024 24/04/2024
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Na ndiq

235.3k Followers Like
64.1k Subscribers Subscribe
Ad imageAd image

Lajmet e fundit

Barcelona mposht Osasunën 2-0, Raphinha vendimtar
Sport 13/12/2025
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, certifikohet lista e kandidatëve të Listës Serbe
Lajme 13/12/2025
Raphina, Barcelona 1 – 0 Osasuna
Sport 13/12/2025
Muriqi i madh! Shënon përsëri, Mallorca fiton 3-1 sot në La Liga
Sport 13/12/2025

Ky portal mirëmbahet nga Odeon Show. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Kategoritë

  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
About Us Privacy Policy Terms & Conditions Contact Us
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Na ndiqni
© 2023 Odeon Show - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?