By using this site, you agree to the Privacy Policy .
Accept
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Jeni duke lexuar: Sahiti: Sa krenari të shënosh për atdheun tënd, në Rumani për fitore
Shpërndaje
Hyr
Notification Shfaq më shumë
Aa
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Have an existing account? Hyr
Na ndiqni
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Ballina » Sahiti: Sa krenari të shënosh për atdheun tënd, në Rumani për fitore
Sport

Sahiti: Sa krenari të shënosh për atdheun tënd, në Rumani për fitore

E përditësuar: 16.10.2024
Shpërndaje
2 Min Lexim
Shpërndaje

Nata e mbrëmshme ishte natë ëndrrash për Emir Sahitin.

Futbollisti kosovar ishte protagonist në fitoren e Kombëtares së Kosovës pasi kontribuoi me një gol ndaj Qipros, të cilën Dardanët e mposhtën me rezultat të pastër, 3:0.

Për mesfushorin kreativ ky ishte goli i parë për Kombëtaren dhe kjo e bëri të ndihet krenar, mbi të gjitha pasi shënoi para publikut në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan “Gazeta Express”.

“Është shumë ndjenjë e mirë të shënosh gol, sidomos goli i parë për Kombëtaren, për atdheun tënd. Po ndihem shumë, shumë, shumë mirë. Me rëndësi që kemi fituar, por është e mirë edhe kur shënon. Ishalla do Zoti me vazhdu kështu me gola, me asistime dhe me fitore”, deklaroi fillimisht futbollisti i Hamburgut për faqen zyrtare të FFK-së.

25 vjeçari, i cili në të kaluarën ka luajtur për Trepçën ’89, Rabotniçkin, Hajduk Splitin e Shibenikun, për faqen zyrtare të FFK-së foli edhe për ndeshjen e muajit të ardhshëm me Rumaninë, e cila do të jetë përcaktuese për liderin e grupit.

Aktualisht, rumunët i kanë tri pikë më shumë dhe e kanë fituar ndeshjen e zhvilluar në Kosovë me rezultat 3:0.

Për këtë, Dardanëve iu nevojitet të fitojnë 4:0 në Bukuresht nëse duan të bëhen liderë të Grupit 2 në Ligën C.

“Ka me qenë ndeshje shumë e fortë, ne duhet të jemi shumë të përgatitur. Duhet të shkojmë atje për ta fituar ndeshjen, kurgjo tjetër. Duhet të jemi100 për qind maksimalisht dhe shpresojmë që asnjë lojtar që ishim sot të mos jenë të lënduar, që të jetë krejt grupi mirë, shëndosh dhe të shkojmë në Rumani për ta bërë maksimumin tonë”, përfundoi Sahiti. /Gazeta Express/

OdeonPress 16/10/2024 16/10/2024
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Na ndiq

235.3k Followers Like
64.1k Subscribers Subscribe
Ad imageAd image

Lajmet e fundit

Barcelona mposht Osasunën 2-0, Raphinha vendimtar
Sport 13/12/2025
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, certifikohet lista e kandidatëve të Listës Serbe
Lajme 13/12/2025
Raphina, Barcelona 1 – 0 Osasuna
Sport 13/12/2025
Muriqi i madh! Shënon përsëri, Mallorca fiton 3-1 sot në La Liga
Sport 13/12/2025

Ky portal mirëmbahet nga Odeon Show. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Kategoritë

  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
About Us Privacy Policy Terms & Conditions Contact Us
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Na ndiqni
© 2023 Odeon Show - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?