By using this site, you agree to the Privacy Policy .
Accept
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Jeni duke lexuar: Robin van Persie emërohet trajner i ri i Feyenoordit
Shpërndaje
Hyr
Notification Shfaq më shumë
Aa
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Have an existing account? Hyr
Na ndiqni
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Ballina » Robin van Persie emërohet trajner i ri i Feyenoordit
Sport

Robin van Persie emërohet trajner i ri i Feyenoordit

E përditësuar: 23.02.2025
Shpërndaje
2 Min Lexim
Shpërndaje

Skuadra holandeze e Eredivisie-s, Feyenoord, ka njoftuar se legjenda e klubit, Robin van Persie (41), është emëruar trajneri i ri i ekipit.

Van Persie nisi karrierën e tij si trajner në verën e vitit 2024, kur Heerenveen e angazhoi pas përvojës si trajner i disa ekipeve të akademisë së Feyenoordit.

Koha e tij te Heerenveen u shënua nga një fitore 1-0 në shtëpi ndaj liderëve të atëhershëm të kampionatit, PSV Eindhoven. Megjithatë, ekipi i tij pati edhe momente të vështira, si humbja 9-1 ndaj AZ Alkmaar dhe eliminimi nga Kupa e Holandës pas një disfate 3-2 ndaj ekipit amator, Quick Boys.

41-vjeçari largohet nga Heerenveen pas një marrëveshjeje mes dy klubeve, ndonëse kishte kontratë deri në qershor të vitit 2027. Ai do të nënshkruajë kontratën e re me Feyenoordin të hënën e ardhshme, e cila gjithashtu do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027.

Feyenoord ishte pa trajner që nga shkarkimi i danezit Brian Priske në fillim të muajit pas një serie rezultatesh të dobëta, që i lanë 12 pikë larg kryesuesve të Eredivisie-s.

“Të gjithë e dinë sa e veçantë është lidhja ime me Feyenoordin,” tha Van Persie për faqen zyrtare të klubit.

“Jam i emocionuar që, së bashku me një staf të fortë, do të punoj me grupin e lojtarëve në qendrën stërvitore 1908, të luajmë në ‘De Kuip’ përpara Legjionit dhe të arrijmë suksese bashkë.”

OdeonPress 23/02/2025 23/02/2025
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link

Na ndiq

235.3k Followers Like
64.1k Subscribers Subscribe
Ad imageAd image

Lajmet e fundit

Barcelona mposht Osasunën 2-0, Raphinha vendimtar
Sport 13/12/2025
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, certifikohet lista e kandidatëve të Listës Serbe
Lajme 13/12/2025
Raphina, Barcelona 1 – 0 Osasuna
Sport 13/12/2025
Muriqi i madh! Shënon përsëri, Mallorca fiton 3-1 sot në La Liga
Sport 13/12/2025

Ky portal mirëmbahet nga Odeon Show. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Kategoritë

  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
About Us Privacy Policy Terms & Conditions Contact Us
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Na ndiqni
© 2023 Odeon Show - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?