By using this site, you agree to the Privacy Policy .
Accept
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Jeni duke lexuar: Reagon Federata e Futbollit e Zvicrës pas pensionimit të Shaqirit nga kombëtarja
Shpërndaje
Hyr
Notification Shfaq më shumë
Aa
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Have an existing account? Hyr
Na ndiqni
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Ballina » Reagon Federata e Futbollit e Zvicrës pas pensionimit të Shaqirit nga kombëtarja
Sport

Reagon Federata e Futbollit e Zvicrës pas pensionimit të Shaqirit nga kombëtarja

E përditësuar: 15.07.2024
Shpërndaje
2 Min Lexim
Shpërndaje

Federata e Futbollit e Zvicrës ka dalë me njoftim pas tërheqjes së Xherdan Shaqirit nga përfaqësuesja helvetike e futbollit.

Federata e Futbollit e Zvicrës ka falënderuar Shaqirin për kontributin e dhënë për fanellën e Zvicrës.

“Dëshirojmë t’u falënderojmë shumë për paraqitjet e shumta të paharrueshme, për golat dhe asistimet e mrekullueshme në përfaqësuese dhe ju dëshirojmë të gjitha të mirat dhe shumë suksese në të ardhmen. Ju me lojën dhe golat tuaj keni prekur dhe pushtuar zemrat tonë dhe të tifozëve”, shkruan në njoftimin e Federatës së Futbollit të Zvicrës.

Shaqiri bëri debutimin e tij për Zvicrën në mars të vitit 2010 në miqësoren kundër Uruguait në St. Gallen.

Ai shënoi golin e tij të parë gjashtë muaj më vonë në “St. Jakob-Park” të Baselit në humbjen 3:1 kundër Anglisë.

Kundër të njëjtës përfaqësuese, ai dha një emocion të jashtëzakonshëm gati dhjetë ditë më parë, kur si zëvendësues në çerekfinale të “Euro 2024”, në minutën e 118-të goditi traversën nga gjuajtje e lirë.

Shaqiri luajti për Zvicrën në Evropianin e Gjermanisë dhe ka shënuar golin e barazimit 1:1 në ndeshjen e fazës grupore kundër Skocisë.

Ky gol e bëri Shaqirin lojtarin e vetëm që ka shënuar të paktën një gol në çdo Botëror dhe Evropian që nga viti 2014.

“Një pjesë e madhe e historisë së Zvicrës shoqërohet me Shaqirin. Mesfushori sules ka qenë njeriu i momenteve të veçanta në vitet e fundit”, shkruan në shkrimin e federatës zvicerane të futbollit.

Me 123 ndeshjet e tij, Shaqiri është lojtari i dytë i Zvicrës me më së shumti paraqitje pas Granit Xhakës.

Por Shaqiri është i pakrahasueshëm kur bëhet fjalë për golat e Zvicrës në finale. Ai shënoi dhjetë herë në Kampionatin Botëror dhe Evropian.

/Ekonomia Online/

OdeonPress 15/07/2024 15/07/2024
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Na ndiq

235.3k Followers Like
64.1k Subscribers Subscribe
Ad imageAd image

Lajmet e fundit

Barcelona mposht Osasunën 2-0, Raphinha vendimtar
Sport 13/12/2025
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, certifikohet lista e kandidatëve të Listës Serbe
Lajme 13/12/2025
Raphina, Barcelona 1 – 0 Osasuna
Sport 13/12/2025
Muriqi i madh! Shënon përsëri, Mallorca fiton 3-1 sot në La Liga
Sport 13/12/2025

Ky portal mirëmbahet nga Odeon Show. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Kategoritë

  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
About Us Privacy Policy Terms & Conditions Contact Us
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Na ndiqni
© 2023 Odeon Show - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?