Deputeti serb, Nenad Rashiq, optimist para votimit të tretë për nënkryetar të Kuvendit
Deputeti serb Nenad Rashiq, i cili është vetëpropozuar për postin e nënkryetarit të Kuvendit, sot është shfaqur optimist para seancës ku pritet të votohet për herë të tretë kandidatura e tij, pasi dy herë më parë nuk mori mbështetjen e nevojshme.
“E treta e vërteta, ashtu themi dhe ne”, deklaroi shkurt Rashiq para gazetarëve.
Ndërkohë, Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar për “shkelje të rëndë të të drejtave të popullit serb”, me arsyetimin se posti i nënkryetarit i takon ekskluzivisht kësaj partie.