Rashiq dështon për herë të tretë, eliminohet nga gara për nënkryetar të Kuvendit
Deputeti serb, Nenad Rashiq, nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit as në tentimin e tretë.
Pro kandidaturës së tij kanë votuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa përfaqësues të komuniteteve joserbe. Rashiq siguroi 56 vota për, ndërsa nuk pati asnjë kundër dhe 21 abstenime.
Me këtë rezultat, Rashiq eliminohet nga gara, ndërsa në garë ka mbetur vetëm deputeti serb Igor Simiq.