By using this site, you agree to the Privacy Policy .
Accept
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Jeni duke lexuar: Prokuroria e Pejës ngre aktakuzë ndaj 11 personave për skema piramidale të bixhozit të paligjshëm
Shpërndaje
Hyr
Notification Shfaq më shumë
Aa
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Have an existing account? Hyr
Na ndiqni
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Ballina » Prokuroria e Pejës ngre aktakuzë ndaj 11 personave për skema piramidale të bixhozit të paligjshëm
Lajme

Prokuroria e Pejës ngre aktakuzë ndaj 11 personave për skema piramidale të bixhozit të paligjshëm

E përditësuar: 10.12.2025
Shpërndaje
3 Min Lexim
Shpërndaje

Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave për organizimin të bixhozit

Pejë, 10 dhjetor 2025 – Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetë (10) personave, A.O, G.N, A.Sh., F.H., H.R., M.K., P.A., E.B., A.J. dhe R.B, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe aktakuzë ndaj F.M për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës që përmban gjithsej njëzetegjashtë (26) faqe, prokurori i shtetit ka përshkruar veprimet inkriminuese për veprat penale të njëmbëdhjetë të pandehurve që ju vihen në barrë.

Nga veprimet hetimore të cilat janë kryer në afatin optimal nga prokurori i çështjes, ka rezultuar se i pandehuri A.O, me datë 17 gusht të vitit 2025 rreth orës 02:00, në lokalin e tij “Te Katamt” në fshatin Isniq të komunës se Deçanit, me dashje e me qëllim të përftimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe personat tjerë, në lokalin e tij të lartcekur, organizon veprimtari të skemave piramidale të bixhozit të paligjshëm, të llojit të lojërave të fatit.

Prokurori i shtetit ka akuzuar edhe nëntë (9) të pandehur tjerë të cilët natën kritike, në lokalin e lartë cekur, me dashje e në bashkëkryerje, me qëllim të përftimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe personat tjerë, marrin pjesë në organizimin e veprimtarisë së bixhozit të paligjshëm, të njëjtit hasin të pandehurit e sipërshënuar duke luajtur bixhoz në një dhomë të veçantë brenda lokalit e dedikuar për lojëra bixhozi, ku disa nga ta tentojnë të ikin nga një derë alternative e cila ndodhej brenda asaj dhome, mirëpo të njëjtit arrestohen, ndërsa në tavolinën në të cilën po luanin policia hasin letra të bixhozit si dhe shuma te të konsiderueshme te të hollave, tek secili i pandehur në shumën totale prej 17.578 euro, të cilat sekuestrohen nga ana e Policisë e Kosovës me autorizimin e prokurorit të shtetit.

Ndërsa i pandehuri F.M akuzohet se natën kritike ka poseduar armë për çka ngarkohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të KPK-së.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit e lartcekur kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë.

NA 10/12/2025 10/12/2025
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link

Na ndiq

235.3k Followers Like
64.1k Subscribers Subscribe
Ad imageAd image

Lajmet e fundit

Barcelona mposht Osasunën 2-0, Raphinha vendimtar
Sport 13/12/2025
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, certifikohet lista e kandidatëve të Listës Serbe
Lajme 13/12/2025
Raphina, Barcelona 1 – 0 Osasuna
Sport 13/12/2025
Muriqi i madh! Shënon përsëri, Mallorca fiton 3-1 sot në La Liga
Sport 13/12/2025

Ky portal mirëmbahet nga Odeon Show. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Kategoritë

  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
About Us Privacy Policy Terms & Conditions Contact Us
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Na ndiqni
© 2023 Odeon Show - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?