Sot, Hetuesit policorë të Kryeqytetit kanë arrestuar një person të dyshuar për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka qenë i përfshirë në të paktën shtatë raste grabitjesh dhe tentimesh grabitjesh të armatosura, njofton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, këto raste kanë ndodhur gjatë kohëve të fundit në Prishtinë. Ndaj të dyshuarit, me vendim të prokurorisë, është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
“Aktualisht po vazhdon puna hetimore, në koordinim me Hetuesit Rajonalë, për të sqaruar plotësisht dyshimet e ngritura lidhur me përfshirjen e të dyshuarit edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga policia”, thuhet në njoftimin e policisë.