Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Ujkan Metajn, i cili u arratis para gati dy javësh nga Burgu i Dubravës, raporton Express.
Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar fotografinë e tij me shënime tjera, derisa ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë informacion për vendndodhjen e tij, ta kontaktojnë policinë.
Gjykata Themelore në Pejë gjatë 2019 e kishte dënuar me pesë vjet burg, të akuzuarin Ujkan Metaj, pasi i njëjti e kishte pranuar fajësinë se e kishte ndihmuar tani të ndjerin Kamer Metaj, për të kryer grabitjen e bankës në Istog, ku si pasojë e kësaj, ishte vrarë polici Izet Demaj. Apeli ia kishte shtuar edhe dy vjet, e që në plotëni ai për këtë rast u dënua me 7 vjet burgim.
/Gazeta Express/