Polici në Gjilan goditet nga një veturë gjatë kohës jashtë detyrës

 

Një polic në Gjilan është lënduar pasi u godit nga një veturë ndërsa ishte me biçikletë të shtunën. Incidenti ndodhi pasi polici i tërhoqi vërejtjen një personi në një veturë me targa të huaja për shkelje të rregullave të komunikacionit.

 

Personi i dyshuar, një mërgimtar, nuk iu bind urdhrave të policit dhe e goditi atë me veturë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Pas goditjes, i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes.

Rasti po hetohet nga autoritetet nën akuzën për “Sulm ndaj personit zyrtar.”