Paralajmërim për Temperaturat e Larta nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (SHKSHMK) ka paralajmëruar qytetarët të jenë të kujdesshëm për shkak të temperaturave të larta. Rreziku i zjarreve është rritur, prandaj këshillohet të mos ndizen zjarre në pyje dhe parqe, dhe të mos hidhen filtra të cigareve. Në rast zjarri, njoftoni menjëherë në numrat emergjent

112,

192,

193.