Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit në protestën e sotme të mbajtur në Hagë, përkrah ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale.
Në një postim publik, OVL e UÇK-së ka falënderuar veçanërisht mërgimtarët, luftëtarët, qytetarët dhe mediat që u bashkuan në këtë tubim, duke e cilësuar atë një demonstrim të qartë të unitetit dhe përkrahjes për luftën çlirimtare.
“Mesazhi ynë i përbashkët ishte i qartë: Jo në emrin tim!”, thuhet në reagimin e organizatës.
Protesta e sotme mblodhi mijëra qytetarë në Hagë, të cilët brohoritën për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-drejtues të tjerë të UÇK-së, duke kërkuar lirimin e tyre.