Osmani shmanget për votimin e nënkryetarëve: “S’dua të jap interpretime kushtetuese”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka refuzuar të komentojë ndarjen e votimit për nënkryetarët e Kuvendit nga komunitetet pakicë, një veprim që po shihet si shkelje kushtetuese.
Ajo tha se nuk është momenti për t’u lëshuar në interpretime të tilla dhe se pyetjet për këtë çështje mund t’i drejtohen ekipit të saj.
“Tash nuk dua të futem në interpretime kushtetuese në këtë situatë, ju lus për mirëkuptim,” u shpreh Osmani.
Këto deklarata, Presidentja i dha pas homazheve te Monumenti i Personave të Zhdukur, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë.