Presidentja Vjosa Osmani do të mbajë një konferencë për media pas përfundimit të takimeve me liderët e partive parlamentare.
Pas takimeve me krerët e partive të shumicës, Osmani pritet të takojë në orën 16:00 përfaqësuesit e partive të komuniteteve joshumicë.
Liderët opozitarë Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj, dolën në konferencë për media pas takimit me Presidenten, ku thanë se nuk është arritur ndonjë rezultat konkret që do të çonte në zhbllokimin e Kuvendit.
Ky takim u thirr nga Osmani me qëllim të diskutimit të hapave të mundshëm për tejkalimin e krizës institucionale, pasi Kuvendi i Kosovës ende nuk ka arritur të konstituohet, tre muaj pas zgjedhjeve.