Ora po troket: nesër në 23:59 përfundon afati për listat e deputetëve në KQZ

Nesër (7 dhjetor) në orën 23:59 do të përfundojë afati i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Deri tani kanë përfunduar tri nga afatet kryesore që kanë të bëjnë me subjektet politike.

Aplikimi për certifikim i subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje; formimi i koalicioneve nga partitë politike; dhe njoftimi për mospjesëmarrje në zgjedhje – janë aktivitetet kryesore, afatet e të cilave kanë përfunduar më 30 nëntor, në orën 23:59.

Theksojmë se më 17 dhjetor nis edhe fushata elektorale, për zgjedhjet nacionale në vend.

 

“Nuk më duan më në klub” – deklarata e fortë e Salahut trondit Liverpool-in

Advertisement