Ka nisur në Shkup nga ora 13:00 protesta e organizuar nga kategoritë e dala të luftës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Shumë qytetarë u panë me flamuj shqiptarë në duar dhe me fotografi të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Organizatorët thanë se protesta do të jetë paqësore dhe se përmes saj synojnë të bëjnë thirrje për vendosje të drejtësisë.