Gjykata Themelore në Mitrovicë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim dy të pandehurve H.Xh. dhe E.B., të cilët dyshohen se e ndihmuan Faton Hajrizin pas arratisjes nga burgu i Smrekonicës.
Gjykata thotë se ata kryen veprën penale “dhënie të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
Policia së fundmi i ka arrestuar dy persona që dyshohen se e kanë ndihmuar Faton Hajrizin.
Ai e kishte shfrytëzuar disa herë të drejtën për të shkuar në shtëpi gjatë fundjavës, për t’u arratisur rreth orës 1 pas mesnate më 6 korrik.
Faton Hajrizi u shpall në kërkim dhe vendndodhja e tij mbeti e panjohur deri më 18 korrik, kur në Serbi u rvra një zyrtar policor në qytetin perëndimor të Lloznicës.
Autoritetet serbe u vunë në kërkim të Faton Hajrizit si i dyshuari për këtë vrasje, derisa Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se ai ishte vrarë nga Policia.