Lideri i ri i Hezbollah-ut, Naim Qassem, në fjalimin e tij të parë publik si sekretar i përgjithshëm i organizatës, deklaroi se do të ndjekë rrugën e paraardhësit të tij, Hassan Nasrallah. Gjatë fjalimit të tij të mërkurën, Qassem përmendi një sulm me dron mbi shtëpinë e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Caesarea.
“Netanyahu mbijetoi këtë herë, ndoshta koha e tij nuk ka ardhur ende,” u citua të thoshte Qassem nga Jerusalem Post, duke lënë të kuptohet për tensionet në rritje mes Hezbollah-ut dhe Izraelit. Deklaratat e tij pasojnë përshkallëzimin e konfliktit në rajon dhe rrisin shqetësimin për një konflikt të mundshëm më të gjerë në të ardhmen.