“Nëna denoncon: Djali i mitur drogohet nga një i dyshuar, arrestohet”
Një grua nga Hajvalia ka raportuar në polici se një individ i dyshuar kishte marrë me makinë djalin e saj të mitur dhe i kishte dhënë për të konsumuar drogë. Policia ka njoftuar se viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe se i dyshuari është arrestuar. Pas intervistimit, prokurori ka vendosur që i dyshuari të mbahet në paraburgim./odoenshow.com