Nën ndikim të alkoolit, djali nga Gjilani rrah nënën e ti

Nën ndikim të alkoolit, djali nga Gjilani rrah nënën e tij

Foto ilustruese e arrestimit
Foto ilustruese e arrestimit.

Është arrestuar një person në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Policia ka bërë të ditur se asaj i janë shkaktuar lëndime trupore, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i  njëjti nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë në familje duke e sulmuar fizikisht viktimën –nënën  e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari  është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.