Naim Murseli: Nëse vërtetohen akuzat e Prokurorisë, kërkoj vetë dënim me burgim të përjetshëm
Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, është deklaruar sërish i pafajshëm gjatë seancës gjyqësore. Ai theksoi se në rast se Prokuroria arrin të vërtetojë pretendimet e saj, do të kërkojë vetë që të dënohet me burgim të përjetshëm.
“Po të vërtetohen pretendimet e Prokurorisë, unë vetë për veten time kërkoj dënim me burgim të përjetshëm”, deklaroi Murseli, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në të njëjtën seancë, i akuzuari Granit Plava nuk dha deklarim rreth fajësisë, ndërsa Kushtrim Kokalla u deklarua i pafajshëm.