Një veturë ka goditur një grup njerëzish në Munih, Gjermani, duke shkaktuar disa të plagosur.
Sipas raportimeve të televizionit gjerman, të paktën 20 persona janë lënduar, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Ende nuk dihet nëse shoferi e ka bërë qëllimisht apo ka qenë një aksident, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Kryetari i bashkisë së Mynihut, Dieter Reiter, i tha gazetës Bild se mes të plagosurve ka edhe fëmijë.
“Jam thellësisht i tronditur. Mendimet e mia janë me të plagosurit,” tha ai.
Policia ka njoftuar se një operacion i madh është duke u zhvilluar në zonën e Dachauer Strasse. Shoferi është ndaluar në vendngjarje dhe nuk përbën më rrezik për të tjerët.
Ende mbetet e paqartë nëse ngjarja ishte një sulm apo një aksident.
Ndërkohë, Mynihu po përgatitet për Konferencën e Sigurisë, e cila pritet të nisë të premten, me pjesëmarrjen e nënpresidentit të SHBA-së, JD Vance, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.