By using this site, you agree to the Privacy Policy .
Accept
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Jeni duke lexuar: Memli Krasniqi sfidon VV-në me propozimin për datën e zgjedhjeve, Faton Peci: Nuk është ide e keqe
Shpërndaje
Hyr
Notification Shfaq më shumë
Aa
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
Have an existing account? Hyr
Na ndiqni
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Ballina » Memli Krasniqi sfidon VV-në me propozimin për datën e zgjedhjeve, Faton Peci: Nuk është ide e keqe
Lajme

Memli Krasniqi sfidon VV-në me propozimin për datën e zgjedhjeve, Faton Peci: Nuk është ide e keqe

E përditësuar: 18.04.2025
Shpërndaje
2 Min Lexim
Shpërndaje

Peci: Dy opsione për tejkalimin e krizës politike – qeveri nga VV ose zgjedhje të reja më 15 qershor

Pas dy tentimeve të pasuksesshme për konstituimin e Kuvendit, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka deklaruar se ekzistojnë dy skenarë për zgjidhjen e situatës aktuale politike: formimi i qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje ose shkuarja në zgjedhje të reja.

Në lidhje me këtë të fundit, Peci u ndal te propozimi i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka përmendur 15 qershorin si një datë të mundshme për zgjedhje. Peci tha se ky propozim nuk është për t’u refuzuar.

“Nuk mund të votojmë në emër të deputetëve të tjerë, ndërkohë që ata mohojnë ekzistencën e tyre politike, me qëllim dëmtimin e koalicionit dhe të kryeministrit Albin Kurti. Opsioni tjetër është shkuarja në zgjedhje, që mund të jetë në interes të vendit dhe një leksion për ata që po mohojnë vullnetin e qytetarëve,” tha Peci në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai vlerësoi se ideja e Krasniqit për datën 15 qershor është një propozim i arsyeshëm.

“S’po them që e përkrahi drejtpërdrejt, por nuk është një propozim që duhet refuzuar. Ka bërë mirë që nuk ka propozuar 12 qershorin, për shkak të Ditës së Çlirimit. Le ta festojmë këtë datë dhe pastaj mund të shqyrtojmë 15 qershorin apo ndonjë datë tjetër për zgjedhje të reja,” tha ai.

Peci nënvizoi se Vetëvendosje nuk po kalkulon me këtë mundësi, por është e hapur ndaj saj si një proces tërësisht kushtetues dhe ligjor.

“Është një çështje legale dhe kushtetuese, jo çështje kalkulimi. Ne nuk synojmë të shkelim ligjin apo Kushtetutën,” përfundoi Peci.

OdeonPress 18/04/2025 18/04/2025
Shpërndaje
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link

Na ndiq

235.3k Followers Like
64.1k Subscribers Subscribe
Ad imageAd image

Lajmet e fundit

Muriqi i madh! Shënon përsëri, Mallorca fiton 3-1 sot në La Liga
Sport 13/12/2025
Liverpooli fiton ndeshjen e sotme ndaj Brighton 2-0 në Premier League
Sport 13/12/2025
Trump kërkon që Ukraina të dorëzojë territor. Kievi ka një kundërpropozim
Lajme 13/12/2025
Gucati: Gjykata Speciale si gjykatat e ish-Jugosllavisë, kërkojmë drejtësi të mirëfilltë
Lajme 13/12/2025

Ky portal mirëmbahet nga Odeon Show. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Kategoritë

  • Lajme
  • Sport
  • Roze
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Odeon Show
  • English
About Us Privacy Policy Terms & Conditions Contact Us
Odeon Press – Portali Zyrtar i LajmeveOdeon Press – Portali Zyrtar i Lajmeve
Na ndiqni
© 2023 Odeon Show - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?