Më në fund Ilnisa reagon për ndarjen nga Meritoni

Në rrjet prej disa ditësh është aluduar se Ilnisa dhe Meritoni i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, por një postim i ndarë nga Ilnisa tregon se ata janë të lumtur së bashku.

Ish-banorja e Big Brother VIP i ka qetësuar fansat përmes një postimi në story-n e saj në Instagram, ku shfaqet një bisedë e ngrohtë dhe plot humor.

Në mesazhin e publikuar, hidhen poshtë spekulimet për një ndarje mes saj dhe Meriton Mjekiqit.

“Bashkë i ke në krevat”, thuhet në mesazh.